Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, procedohet inxhineri urbanistik në Bashkinë e Sarandës (EMRI)

31-vjeçari ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

19 Tetor 2022, 12:47 Nga A.B
Shpërdoroi detyrën, procedohet inxhineri urbanistik në
Policia

SARANDË- Ariel Balani është proceduar nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Forcat e policisë, informojnë se 31-vjeçari ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lidhje me denoncimin në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që u transmetua mbrëmjen e djeshme, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, më datë 18.10.2022, kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

ariel balani

Sondazh

Poll