Aktualitet

Vrau kolegun pas sherrit në Komisariat, shkon në gjykatë dosja e Ludjan Zaimit

Gjykata Penale do të vendosë nëse do e marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për ta kaluar çështjen në gjykim, apo nëse do ta kthejë pas në Prokurori për hetime të mëtejshme.

19 Tetor 2022, 11:14 Nga a.l.
Vrau kolegun pas sherrit në Komisariat, shkon në gjykatë dosja e
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

TIRANË- Dosja e Ludjan Zaimi, efektivit 25-vjeçar të Policisë së Shtetit, i cili vrau kolgeun e tij Çaush Saliasi, është dërguar nga Prokuroria në Gjykatën Penale të Tiranës. Gjykata Penale do të vendosë nëse do e marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për ta kaluar çështjen në gjykim, apo nëse do ta kthejë pas në Prokurori për hetime të mëtejshme. Deri më tani, duke iu referuar të dhënave nga dosja hetimore, mësohet se pas kontrollit në banesën e Zaimit janë gjetur medikamete antidrepsantë për të cilat është dashur një ekspertizë mjeko-ligjore.

Pas ekspertizës mjekësore, u zbulua se Zaimi kishte pjesërisht probleme të shëndetit mendor, e të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe familjarët e tij, të cilët pretendojnë se për këtë arsye ka përdorur në mënyrë të rregullt medikamente të ndryshme, por nuk rezulton se ai ka pasur një kartelë mjekësore. Vrasja e Saliasit vjen pas pretendimeve nga ana e Ludjan Zaimit se shpesh herë bullizohej nga kolegu i tij. Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta, duke bërë që pas përplasjes verbale në Komisariat, Ludjan Zaimi të marë pistoletën e shërbimit dhe të qëllojë në drejtim të kolegut, duke e lënë të vdekur në vend.

Për vrasjen e kolegut me armën e shërbimit, brenda Komisariatit të Policisë, Zaimi rrezikon 30 vite heqje lirie deri në burg përjetë, sipas nenit 79/b. Avokati i autorit është shprehur për mediat se Zaimi ka pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

ludjan zaimi Çaush saliasi

Sondazh

Poll