Aktualitet

Turqia kërkon ekstradimin, të premte vendoset për fatin e bosit turk të kriptomonedhave

Avokati i Özerit, Sevgi Erarslan, pretendon se çështja në Turqi është “politike” dhe kërkon që ai të mos ekstradohet.

19 Tetor 2022, 12:47 Nga a.l

Turqia kërkon ekstradimin, të premte vendoset për fatin e bosit

ELBASAN- Të premte do të jepet vendimi përfundmitar për ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Fatih Özer, themeluesit të shkëmbimit të kriptove Thodex.

Arrestimi i bosit turk të kriptomonedhave është bërë për llogari të Interpol. Megjithatë, avokati i Özerit, Sevgi Erarslan, pretendon se çështja në Turqi është “politike” dhe kërkon që ai të mos ekstradohet.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime./Dosja.al 

fatih faruk özer interpol ekstradim

Sondazh

Poll