Aktualitet

“Dhunë në familje, të dehur në timon dhe pa patentë”, pranga 4 personave në Elbasan

. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se janë arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

19 Tetor 2022, 11:20 Nga a.l.
“Dhunë në familje, të dehur në timon dhe pa
Policia e Elbasanit

ELBASAN- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit ditën e sotme. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se janë arrestuar konkretisht personat e identifikuar me iniciale: R. Ç., 33 vjeç; S. Z., 53 vjeç; E. B., 30 vjeç.

Njoftimi/ DVP Elbasan

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Dhuna në familje".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: R. Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; S. Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; E. B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e elbasanit elbasan hekuran Çekrezi

Sondazh

Poll