Aktualitet

Mashtrimi në Call Center/ Punonjësit i merrnin pagesat përmes Bitcoin, gjenden listat me emrat e bankave

Në ambiente e Call Center janë gjetur lista bankash të huaja off shore ku bëhen transfertat, me anë të pagesave në bitcoin.

19 Tetor 2022, 13:17 Nga A.B
Mashtrimi në Call Center/ Punonjësit i merrnin pagesat përmes
Bitcoin

TIRANË- Call Centeri i zbuluar në Tiranë, i përfitonte paratë nëpërmjet bitcoin në Shqipëri. Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj kanë zbuluar se të arrestuarit kanë mashtruar spanjoll, gjerman e francez. Në ambiente e Call Center janë gjetur lista bankash të huaja off shore ku bëhen transfertat, me anë të pagesave në bitcoin.

Sot u zbulua një rast mashtrimi përmes Call Center në Tiranë. Në kërkim është shpallur pronari, ndërsa në pranga ka përfunduar tre persona. Administratori Doris Telhallari dhe 2 operatorët Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali janë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur pronari Ardit Topalli. Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’ . Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB. Dy operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

mashtrimi me call center bitcoin

Sondazh

Poll