Sport

“KATAR 2022”/ Deschamps optimist se mund ta llogarisë Pogban për Botërorin...

Trajneri i kombëtares franceze ka shprehur besim për gjendjen e mesfushorit pas dëmtimit të tij

19 Tetor 2022, 10:25 Nga DOSJA

“KATAR 2022”/ Deschamps optimist se mund ta llogarisë Pogban

FRANCE - Paul Pogba ka rifilluar dje stërvitjen me Juventusin, pas dëmtimit të gjurit. Mesfushori francez vendosi të mos hyjë nën thikë dhe është rikthyer me pak më shumë se një muaj para fillimit të Kupës së Botës. Është ende herët për të thënë, por  gjithçka tregon se futbollisti mund të jetë pjesë e skuadrës franceze për Botërorin e Katarit.

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës, është shprehur optimist për rastin e Pogba në ‘Sport Mediaset’. "Pogba është mirë, rikuperimi i tij po shkon mirë. Gjëja e rëndësishme mbi të gjitha është që ai të shërohet dhe unë mendoj se do të jetë në Katar dhe kjo tashmë është një gjë e mirë. Pastaj ka një aspekt të dytë që është atletik. Ka kaluar ndeshje pa luajtur, por e përsëris, para se të mendojë për një telefonatë, Pogba duhet të shërohet”

“KATAR 2022”/ Deschamps optimist se mund ta llogarisë Pogban

Për momentin, Pogba është rikthyer në stërvitje pas lëndimit të tij dhe pritet të rishfaqet në fushë së shpejti. Trajneri i “bluve” do të dorëzojë listën për Botërorin më 9 nëntor dhe atëherë do të konfirmohet apo jo prania e tij. Përveç kësaj, Deschamps nuk do të jetë në gjendje të llogarisë praninë e Kanté, i cili pas operacionit do të mungojë për rreth katër muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll