Sport

VIDEO/ Nuk ka dyshime, Shkira shigjeton Piqué: “Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra, për ty kam vënë duart në zjarr”...

Kolumbiania me këngën e saj ‘Monotonia’ tashmë i drejtohet ish-partnerit të saj me tema të ndryshme të karrierës së saj të suksesshme muzikore

19 Tetor 2022, 09:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk ka dyshime, Shkira shigjeton Piqué: “Nuk i duroj dot

SPANJE - Duket se janë zgjidhur dyshimet nëse kënga e Shakirës dhe Ozunës flet për Piqué. Dyshimet, që ishin në ajër prej javësh, duket se janë konfirmuar me avancimin e ri të videoklipit të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në video, Shakira shihet teksa ecën e shkretë nëpër korridoret e një supermarketi, ndërsa mbush koshin e blerjeve me produkte, që mund të shërbejnë për të mbytur dhimbjet e saj. Në sfond dëgjohet një këngë: “Ju përgëzoj”, kënga e Shakirës dhe Rauw Alejandro, që kolumbiania publikoi pak para se të njoftonte ndarjen e tyre dhe që është gjithashtu plot shigjeta për futbollistin.

Kujtojmë se në avansimin e videoklipit që është publikuar, i cili është incizuar në komunën e Manresës muaj më pare, shihet se si shkelin pa mëshirë një zemër që ende rreh.

“Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra, për ty kam vënë duart në zjarr”,- thotë Shakira për këtë çështje, në të cilën ndër të tjera akuzon Piquen për tradhëti, thotë fragmenti i ri. “Faji nuk ishte i yti, as i imi, fajin e kishte monotonia...”,- thotë kolumbiania në fragmentin e këngës që ka shpërndarë më 12 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll