Sport

“KATAR 2022”/ Rasti i parë: Orlando Galo i Kosta Rikës, rezulton pozitiv me doping…

Federata e Futbollit të Kosta Rikës tregon se mori një letër nga FIFA që njoftonte se, pas një kontrolli dopingu, lojtari "rezultoi pozitiv për përdorimin e një substance të klasifikuar si të ndaluar", të njohur si clostebol. Të gjithë janë në pritje të një vendimi nga FIFA.

19 Tetor 2022, 07:10 Nga DOSJA

“KATAR 2022”/ Rasti i parë: Orlando Galo i Kosta Rikës,

KOSTA RIKA - FCRF shpjegoi në një deklaratë, se ka marrë një letër nga FIFA që njoftonte se pas një kontrolli doping, lojtari Orlando Galo "rezultoi pozitiv në testin për përdorimin e një substance të klasifikuar si të ndaluar" të njohur si clostebol.

“Mostrat janë marrë më 21 shtator, te kombëtarja e Kosta Rikës në Republikën e Koresë në një turne miqësor në atë vend, janë përzgjedhur 15 futbollistë”, detajoi FCRF. Federata ka njoftuar tashmë lojtarin dhe ekipin e tij, Club Sport Herediano të ligës së Kosta Rikës dhe tashmë procedura që do të ndiqet për mbrojtjen e tij do t'i lihet lojtarit dhe klubit të tij.

“Është e rëndësishme të sqarohet se, për momentin, lojtari nuk është skualifikuar nga pjesëmarrja në asnjë garë, ndaj sepse pritet zgjidhja e FIFA-s”, raporton FCRF. Kontrollet e dopingut janë pjesë e rregulloreve të garave të FIFA-s përpara Kupës së Botës Katar 2022 dhe për shkak se çështja është në fazën e hetimit.

Orlando Galo ka qenë një nga lojtarët më të rregullt në kombëtaren e trajnerit të Kosta Rikës, Luis Fernando Suarez dhe është pjesë e brezit të futbollistëve të rinj që drejtojnë ndërrimin e brezave të skuadrës. Kosta Rika do të luajë Kupën e Botës 2022 të Katarit në Grupin E së bashku me Spanjën, Gjermaninë dhe Japoninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll