Sport

Del në skenë Fernando Hierro, negocion me meksikanët e Chivas për drejtor sportiv…

Ish-futbollisti dhe drejtuesi nga Malaga nuk ka firmosur ende, sipas burimeve të ‘Marcas’, por thuhet se do të prezantohet brenda javës

19 Tetor 2022, 07:23 Nga DOSJA

Del në skenë Fernando Hierro, negocion me meksikanët e Chivas

MEKSIKE - Fernando Hierro negocion bashkimin e tij të menjëhershëm si drejtor sportiv i Chivas Guadalajara, një nga dy skuadrat më të mëdha në Meksikë, së bashku me Amerikën dhe i vetmi ekip në vend që luan ekskluzivisht me futbollistë meksikanë, pa asnjë të huaj.

Negocimi po zhvillohet këto ditë, megjithëse nuk është firmosur, sipas burimeve të konsultuara nga ‘Marca’. Megjithatë, nënshkrimi duket se shihet pozitivisht nga të dyja palët dhe në Meksikë thonë, se njeriu nga Malaga do të prezantohet javën e ardhshme.  Chivas tashmë po vuan nga një krizë e zgjatur. Me këtë ndryshim, ata kërkojnë të drejtojnë kursin, pasi u eliminuan në Liga MX në penallti kundër Puebla, që është një zhgënjim i ri për një ekip me 12 tituj në vitrinë.

Në Meksikë e vlerësojnë përvojën e Fernandos në nivelin më të lartë dhe për faktin, se ai nuk është i ndotur nga fanatizmi local, apo veset që rrethojnë futbollin meksikan. Një fakt pozitiv që nuk është i vogël, megjithëse ai nuk ka përvojë në Liga MX. Stadiumi Akron i Chivas është një nga tre më të mirët në vend, një vend modern, në të cilin ata luajnë ekskluzivisht, pasi Atlasi, skuadra tjetër në qytet, ka stadiumin e vet, Jaliscon e lashtë.

Do të ishte eksperienca e tretë si drejtor sportiv për ish-lojtarin e Real Madridit: e para, në vitin 2007, si drejtor sportiv i kombëtares spanjole dhe e dyta, në Malaga në 2011. Si trajner Fernando ka dy eksperienca të tjera: në 16-17 te Oviedo, në kategorinë e dytë dhe gjatë Kupës së Botës në Rusi, si trajner i Spanjës pas shkarkimit të Julen Lopeteguit për shkak të nënshkrimit të tij të papritur nga Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll