Sport

Man.City vazhdon 'luftën' ndaj Liverpoolit: Jurgen Klopp akuzohet për ksenofobi…

Trajneri gjerman shpjegon deklaratat e tij të së premtes, që shkaktuan edhe një atmosferë armiqësore mes dy tifozëve në Anfield.

19 Tetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Man.City vazhdon 'luftën' ndaj Liverpoolit: Jurgen Klopp akuzohet

ANGLI - Një polemikë e fortë ka nisur në Premier League pas gjithçkaje që la ndeshja e gjallë mes Liverpool dhe Manchester City këtë të dielë, me fitoren 1-0 të vendasve në ‘Anfield’. Ndeshja u ndez nga fjalët e Jurgen Klopp dhe tema u zhvendos në skenën sportive, ku Guardiola mori sulme nga tifozët e ‘Reds’.

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit përmendi se “janë tre klube në futbollin botëror që mund të bëjnë çfarë të duan financiarisht”, diçka që ai e theksoi ashpër në drejtim të Manchester Cityt, PSG-së dhe Newcastle. Çështja shkoi më tej dhe Manchester City akuzoi Jurgen Klopp për "ksenofobi" ndaj njerëzve nga Lindja e Mesme, duke nënkuptuar aktivitete të paligjshme në investimet e tyre në futbollin europian.

Në lidhje me këtë, ‘Daily Mail’ zbuloi se: “Manchester City akuzoi Jurgen Klopp për ‘ksenofobi’ në komentet që bëri të premten për shpenzimet e tyre... Zemërimi i Cityt ndaj Klopp shtohet, sepse sipas tyre, komentet e gjermanit në mënyrë të papërgjegjshme ndezën tensionet përpara ndeshjes së së dielës në ‘Anfield’, pasi problemet shpërthyen në tribuna.

Në konferencën për shtyp të martën, trajneri gjerman Jurgen Klopp shpjegoi deklaratat e tij të së premtes, që shkaktuan edhe një atmosferë armiqësore mes dy tifozëve në Anfield.

"Kjo është jeta e njerëzve që flasin në publik. Nuk është hera e parë që keqkuptohem. Nëse njerëzit nuk e kuptojnë, nuk mund ta ndryshoj këtë mënyrë të foluri... Duhet të kem kujdes, e di prej vitesh, ndonjëherë nuk jam dhe them atë që mendoj. Përgjithësisht, kritika nuk është asnjëherë qëllimi im apo çfarëdo qoftë. Une them atë që di dhe si e shoh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll