Aktualitet

Kontrolli i llogarive të pedagogëve, Kovaçi: Shantazh, ne jemi shtresë e varfër

Kovaçi tha se kryeministri nuk duhet të merret me individë të caktuar

19 Tetor 2022, 10:28 Nga f.g
Kontrolli i llogarive të pedagogëve, Kovaçi: Shantazh, ne jemi
Sander Kovaci

TIRANE- Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se do të bëhet verifikimi i pasurive të pedagogëve është shantazh. Kovaçi tha se kryeministri nuk duhet të merret me individë të caktuar por me masën totale të profesoratit që sipas tij është i varfër. 

Sandër Kovaçi: Nxjerrja e Vettingut në këtë moment tregon një frymë shantazhi të kryeministrit, dhe është e pabesueshme kjo ide e tij në këtë moment. Ka pasur mundësi 9 vjet qeverisje pas grevës së studentëve të bëjë transparencë të drejteusve të institucioneve të arsimit të lartë publik sa i përket vetingut. 

Profesorati deklaron pranë tatimeve të ardhurat ndaj mos të krijojë tymnajë që profesorati është i pasur, por është shumë i varfër dhe është një shtresë e varfër aktualisht, mos të merret me 1 person që ka mundësi, këtu bëhet fjalë për masën totale të pedagogëve.

Ndërsa një tjetër pedagog, tha se: Kryeministri të deklarojë piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se sa një pedagog./Dosja.al

protesta e pedagoge vettingu i pedagogeve edi rama

Sondazh

Poll