Aktualitet

Atentate me tritol, kanosje gjyqtari dhe bazë armësh në Tiranë, GJKKO nis gjykimin për Gjergj Cukalin

Dosja për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit, Gjon Mena në Kamëz ka kaluar për gjykim në GJKKO. 

19 Tetor 2022, 10:15 Nga A.B
Atentate me tritol, kanosje gjyqtari dhe bazë armësh në
Gjergj Cukali

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Gjergj Cukalit. Dosja për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit, Gjon Mena në Kamëz, tashmë ka kaluar për gjykim në GJKKO. 

Më herët, Cukali mohoi të kishte lidhje me shënjestrën e këtij atentati, Gjon Mema. Ai deklaroi para grupit hetimor se nuk ka fare lidhje me ngjarjen. 

Nuk kam fare lidhje me ngjarjen. Nuk e njoh Gjon Memën. Nuk e kam parë kurrë atë person,”- është shprehur Cukali.

Pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, vrasës me pagesë të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ata janë të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës më 9 shkurt në Kamëz.

Enver Jamaku tha se Cukali i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim që t’i vendoste tritolin mjetit të Menës. Vëllezërit dhe Cukali janë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje e lëndë shpërthyese. Pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt 2021, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën. Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. 

gjergj cukali

Sondazh

Poll