Aktualitet

Shpërthimi në Tiranë/ Autori kapet nga kamerat e sigurisë, pallati mbetet pa energji

Sipas banorëve, që pas shpërthimit, pallati nuk ka energji elektrike pasi janë dëmtuar kabujt përcjellës.

19 Tetor 2022, 10:08 Nga A.B
Shpërthimi në Tiranë/ Autori kapet nga kamerat e sigurisë,
Biznesi

TIRANË- Shpërthimi me tritol në biznesin e kozmetikës në rrugën 'Sami Frashëri', ka lënë pa energji elektrike të gjithë pallatin. Shpërthimi i cili ndodhi në mesnatë, ishte aq i fuqishëm sa ka tronditur banesat. Sipas banorëve, që pas shpërthimit, pallati nuk ka energji elektrike pasi janë dëmtuar kabujt përcjellës.

Përballë me dyqanin është një bar kafe, kamerat e sigurisë të së cilit kanë kapur autorin e ngjarjes. Këto kamera janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur një dyqani kozmetik në Sheshin ëilson në kryeqytet në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e pronares për të zbuluar se nëse sulmi është kryer nga konkurenca apo nga konflikte të mëparshme. 

tritol ne ish-bllok

Sondazh

Poll