Telefoni jep sinjale/ Zhdukja e 29-vjeçarit Ulvi Skana ende mister, Policia kontrolle blic në disa banesa, në vëmendje periferia e Tiranës
Sapo kanë marrë sinjalin e logimit, Policia ka shkuar për kontrolle blic me qëllim gjetjen e tij, por nuk kanë gjetur asnjë të dhënë të re që mund të çojë tek gjetja dhe kapja e 29-vjeçarit, i cili gjurmën e ka lënë në zonën e Bathorës.
TIRANË- Kanë kaluar 5 muaj nga dita kur Ulvi Skana u pa për herë të fundit nga familjarët e tij. 29-vjeçari duket se jep sinjale hera-herës, duke konfuzuar Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës që kanë nisur hetimet për gjetjen e tij. Kohët e fundit, Prokuroria dhe policia, kanë arritur të gjurmojnë telefonin e të riut në disa zona të Tiranës, më konkretisht në periferi të vendit.
Sapo kanë marrë sinjalin e logimit, Policia ka shkuar për kontrolle blic me qëllim gjetjen e tij, por nuk kanë gjetur asnjë të dhënë të re që mund të çojë tek gjetja dhe kapja e 29-vjeçarit, i cili gjurmën e ka lënë në zonën e Bathorës. Ndërsa familjarët e tij kanë treguar dhe disa numra telefoni, të cilët dyshohet se kanë qenë kontaktet e fundit të 29 vjeçarit.
Personat që kanë në përdorim këto numra telefoni janë marrë në pyetje por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar për asgjë, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut.
Pavarësisht se ngjarja është referuar në prokurori si largim nga banesa, policia kriminale po vijon mbledhjen e provave dhe marrjën në pyetje të personave me dijeni rreth ngjarjes, përfshirë edhe familjarë të Skanës, të cilët pretendojnë se i afërmi i tyre është marrë peng. Megjithatë hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që i riu të jetë larguar jashtë vendit, edhe pse pasaporta e tij është lënë pas në banesë.
Ulvi Skana njihet si miku i Can Karriqit, person i vrarë në dhjetor të 2021 në zonën e Kamzës, ndërsa në disa dalje të tyre në media, familjarët e të riut pretendojnë se ai ka pasur miqësi edhe me të zhdukurin Ervis Martinaj, duke shtuar se kjo mund të jetë një nga arsyet që i riu të jetë rrëmbyer. Por ka pasur edhe intervista të tjera që e kanë mohuar këtë fakt, siç bëri e ëma e tij pak ditë më parë për Dosja.al.
Sondazh
Cënohet siguria e Rinasit/ Skaneri ndezi "ALERT" për dy turqit me drogë, punonjësja s'njoftoi Policinë
Foto ilustruese TIRANË- Kapja e dy shtetasve turq me drogë në aeroportin e Rinasit ka kthyer në një problem serioz çës...
Probleme me TIMS? Policia: Nuk ishte sulm, përmirësuam shërbimin! Sistemi është funksional
Foto ilustruese TIRANE- Policia e Shtetit sqaron se nuk ka asnjë problem apo sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS. Pas raportimeve të djeshme n&eum...
PAMJE TË RËNDA! Momentet e fundit të 27-vjeçarit shqiptar që u vra në Londër, shokët: O Lum, s'do vdesësh
Lumturi Zeqja BRITANI E MADHE- Një 27-vjeçar, i identifikuar si Lumturi Zeqja ka ndërruar jetë në Londër, pasi ë...
Mashtronin të huaj për të investuar në bursa, arrestohet tre persona në Call Center (EMRAT)
Sekuestrimet e policise TIRANË-Admininstratori i subjektit dhe 2 punonjës (operatorë) janë vënë në pranga nga policia n&...
Tritoli në ish-Bllok! Autori me kapuç, u largua me 'Golf' të zi, banorët: Shpërthimi ishte i fuqishëm
Vendi i ngjarjes TIRANË- Këto janë pamjet nga biznesi i kozmentikës, i cili u dëmtua pas shpërthimit me tritol. Dosja.al rapo...
Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, pranga 21-vjeçarit në Himarë (EMRI)
Policia SARANDË- Një 21-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u kap duke transportuar emigrantë kundrejt pag...
Bie për disa minuta sistemi TIMS në Pikat Kufitare në vend! Policia: Bëmë mirëmbajtjen e sistemit
Pika kufitare TIRANË- Bie sërish sistemi TIMS në vend. Problemet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar në Pikën Kufitare ...
Shpërthimi me tritol në dyqanin kozmetik në Tiranë, zbulohet pronarja e biznesit (EMRI)
Policia TIRANË-Dyqani kozmentik, i cili ra pre mbrëmjen e kaluar nga një një shpërthim me eksploziv, është në pron&...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 19 tetor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë s...
Shpërthimi me tritol në Tiranë, Policia: Tritoli u vendos në dyqanin kozmetik të një gruaje
Policia TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol në një biznes në zonën e ...
