Aktualitet

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër protestë kombëtare

Në njoftim thuhet se protesta do të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.

19 Tetor 2022, 10:09 Nga I.A
Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër protestë
Protesta

TIRANË- Protesta e pedagogëve do të përshkallëzohet në kombëtare. Kjo është bërë e ditur me anë të një deklaratë që ështe vendosur në çdo fakultet të Universitetit të Tiranës në vend. Në njoftim thuhet se protesta do të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Po ashtu ata kanë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestën e tyre.  

Deklarata e plotë:

Te dashur kolege te IAL-ve publike. Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike. Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona. Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër protestë
Deklarata

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll