Aktualitet

Shqiptarët me gomone? Anglia i dëbon rrufeshëm, aventura nuk zgjat as 24 orë

Ndërsa sot, ky deportim ndryshon njëherë e mirë mënyrën sesi azilkërkuesit shqiptarë do të trajtohen në Mbretërinë e Bashkuar. 

19 Tetor 2022, 09:50 Nga f.g
Shqiptarët me gomone? Anglia i dëbon rrufeshëm, aventura nuk
Foto ilustruese

ANGLI- Një mënyrë e re dëbimi ka nisur të aplikohet nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar. The Guardian raporton se 11 shqiptarët që shkuan në gomone javën që shkoi, u nisën menjëherë për tu deportuar në Shqipëri. Më herët, 8 mijë shqiptarë që morën të drejtën e azilkërkimit, iu dha të drejtën e azilkërkimit.

Shqipëtarët coheshin në qendra ndalimi dhe më pas mbaheshin nga të afërmit ose në qendrat e mbajtjes së azilkërkuesve. Ndërsa sot, ky deportim ndryshon njëherë e mirë mënyrën sesi azilkërkuesit shqiptarë do të trajtohen në Mbretërinë e Bashkuar. 

Dëbimi i shpejtuar i shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli u njoftua disa javë më parë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel. Të 11 të dëbuarit e javës së shkuar janë si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze çdo person që mbërrin në Angli, ka të drejtën për të kërkuar azil./Dosja.al

priti patel shqiptare me gomone

Sondazh

Poll