Aktualitet

Iu vu tritol në kozmetikë, zbardhet dëshmia e pronares së dyqanit: Nuk kam konflikte me...

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, rezulton se autori është një person që ka kryer sulmin me tritol i veshur me kapuç dhe pa makinë.

19 Tetor 2022, 10:28 Nga a.l
Iu vu tritol në kozmetikë, zbardhet dëshmia e pronares së
Foto ilustrim

TIRANE- “Nuk kam konflikte me askënd”, kjo është dëshmia e dhënë nga pronarja e kozmetikës në ish-bllok, Enisa Pirolli, që ra pre e një shpërthimi me tritol, orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Sami Frashëri”.

Por nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, rezulton se autori është një person që ka kryer sulmin me tritol i veshur me kapuç dhe pa makinë. Ai ka shkuar dhe është larguar në këmbë. 

Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme pak para mesnate. Lajmi u raportua fillimisht nga Dosja, për tu sqaruar sot nga Policia e Shtetit që deklaron se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit./Dosja.al

tritol ne ish-bllok enisa pirolli

Sondazh

Poll