Aktualitet

Shpërthimi me tritol në ish-bllok! Kamerat e sigurisë kapin “mat” autorin, si u largua nga vendi i ngjarjes

Për të fshehur identitetin, referuar pamjeve nga kamerat e sigurisë autori ka vendosur në fytyrë një kapuç. Pritet të sekuestrohen edhe kamerat në bizneset përreth për të zbuluar nëse autori ka qenë vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

19 Tetor 2022, 10:19 Nga a.l
Shpërthimi me tritol në ish-bllok! Kamerat e sigurisë kapin
Foto nga vendngjarja

TIRANE- Kamerat e sigurisë kanë filmuar lëvizjet e autorit, që vendosi tritolin në kozmetikën në ish-bllok mëngjesin e sotëm.
Referuar pamjeve nga vendi i ngjarjes, autori duket se ka qenë më këmbë, është afruar te dera ka vendosur sasinë e tritolit ddhe më pas është larguar, menjëherë.

Për të fshehur identitetin, referuar pamjeve nga kamerat e sigurisë autori ka vendosur në fytyrë një kapuç. Pritet të sekuestrohen edhe kamerat në bizneset përreth për të zbuluar nëse autori ka qenë vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sami frashëri”. Dosja më herët raportoi se biznesi ndodhet në pronësi të Enisa Pirollit. Gjithashtu pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të saj, për të zbuluar nëse ka patur konflikte apo probleme në të shkuarën, pasi shpërthimi me tritol në binzesin e saj, sipas kamerave të sigurisë duket se ka qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Dosja.al

tritol ne ish-bllok

Sondazh

Poll