Sport

Tani është zyrtare, Kante nuk do të marrë pjesë në Botëror, operohet dhe mungon katër muaj

ritej vetëm konfirmimi zyrtar, por tani nuk ka asnjë dyshim.N'Golo Kanté nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit.

18 Tetor 2022, 22:37 Nga DOSJA

Tani është zyrtare, Kante nuk do të marrë pjesë në

FRANCË- Pritej vetëm konfirmimi zyrtar, por tani nuk ka asnjë dyshim.N'Golo Kanté nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit.

Mesfushori francez, i cili ditët e fundit vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë, do të kthehet në vitin 2023. Futbollisti i është nënshtruar operacionit, pas problemeve të fundit dhe koha e riaftësimit do të jetë rreth katër muaj. Këtë e ka konfirmuar Chelsea përmes një komunikate zyrtare.

Një goditje shumë e rëndë padyshim për Chelsean, por edhe për Francën, e cila, pra, në Katar 2022 do të duhet të bëjë pa një nga mesfushorët më të fortë në botë.

E.Ç (Dosja.al)

kante franca

Sondazh

Poll