Sport

Plasin polemikat në ceremoninë e Topit të Artë, Real Madrid i tërbuar me vendin e tretë, Kross e Casillas ironizojnë me çmimin

Topi i Artë i vitit 2022 u dha dhe, siç pritej gjerësisht, ai përfundoi në duart e Karim Benzema-s.

18 Tetor 2022, 19:01 Nga DOSJA

Plasin polemikat në ceremoninë e Topit të Artë, Real Madrid

PARIS- Topi i Artë i vitit 2022 u dha dhe, siç pritej gjerësisht, ai përfundoi në duart e Karim Benzema-s. Si çdo vit, megjithatë, nuk mungojnë polemikat rreth eventit të organizuar nga France Football. Asnjë çudi për dhënien e çmimit të lakmuar për sulmuesin francez, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çmimin e Klubit të Vitit.

Manchester City, kampion në fuqi i Premier League-s, fitoi çmimin, Liverpool, i cili fitoi FA Cup dhe Carabao Cup sezonin e kaluar, përfundoi i dyti dhe Real Madrid, i cili fitoi La Ligën dhe Champions League përfundoi në vendin e tretë. Një renditje që ka indinjuar lojtarin e Real Madrid, Toni Kroos, por edhe ish-yllin e Realit, Iker Casillas dhe tifozët.

Mesfushori në profilin e tij ka postuar: "Ekipi i 3-të më i mirë në 2021/22 - a je i lumtur Real Madrid?". Iker Casillas gjithashtu nuk i pëlqeu vendi i tretë dhe shkroi në Tëitter: "Urime Real Madrid për vendin e tretë", duke shtuar një emoji që lë të kuptohet për ironinë e postimit.Indinjatës së Kroos dhe Casillas iu shtua edhe ajo e tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid topi i arte benzema

Sondazh

Poll