Sport

Ancelotti i pakënaqur: “Man.City, ekipi më i mirë? Trofeun më të madh e kemi fituar ne”...

“Ne kemi respektin maksimal për këtë vlerësim, por gjënë më të rëndësishme (Champions League) e fituam ne në maj”,- tha italiani në një konferencë për shtyp.

18 Tetor 2022, 17:50 Nga DOSJA

Ancelotti i pakënaqur: “Man.City, ekipi më i mirë? Trofeun

SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, u pyet gjatë mbrëmjes gala të “Topit të Artë”, për çmimin e ekipit më të mirë të vitit, i cili iu dha Manchester Cityt, ndërkohë që ‘los blancos’ fituan Champions League në sezonin e kaluar.

“Nuk i di kriteret. Mendoj se ata nuk i shikojnë skuadrat, sepse më i miri ishte Real Madridi, fituesi i Champions League. Ishte shumë e vështirë për t'i eliminuar ata (Manchester City) në gjysmëfinale, gjithçka e përcaktuan detajet dhe ata fituan Premier League. Ne kemi respektin maksimal për këtë vlerësim, por gjënë më të rëndësishme (Champions League) e fituam ne në maj”,- tha italiani në një konferencë për shtyp.

Ancelotti, i cili do të nisë përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës kundër Elche (21:00), foli edhe për ‘Topin e Artë” që fitoi francezi Karim Benzema:

“Ne jemi shumë të lumtur për të dhe gjithashtu ndjejmë se çmimi është edhe i yni. Ai është krenar, ka falënderuar të gjithë kolegët e tij sepse, pavarësisht se është çmim individual, ka pasur edhe ndihmën e ekipit. Ne e përgëzojmë. Ky është fituar, tani është koha për të menduar për tjetrin, dhe mund të fillojmë duke shënuar disa gola nesër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll