Sport

Po shkonte në këmbë nga Spanja në Katar për Botërorin, zhduket prej dy javësh tifozi i njohur, dyshohet në Iran

Ecja në këmbë nga Spanja për në Katar nuk është një gjë e përditshme, por Santiago Sanchez Cogedor nuk është i ri në veprime të tilla dhe me rastin e Kupës së Botës planifikuar për në nëntor ai kishte vendosur të kalonte Evropën dhe Azinë.

18 Tetor 2022, 16:48 Nga DOSJA
Po shkonte në këmbë nga Spanja në Katar për
Santiago Sanchez Cogedor

SPANJË- Ecja në këmbë nga Spanja për në Katar nuk është një gjë e përditshme, por Santiago Sanchez Cogedor nuk është i ri në veprime të tilla dhe me rastin e Kupës së Botës planifikuar për në nëntor ai kishte vendosur të kalonte Evropën dhe Azinë. Megjithatë, pak më shumë se 9 muaj pas largimit të tij, 40-vjeçari spanjoll ka humbur gjurmët. Siç raporton El Mundo, në fakt, miqtë dhe familja nuk kanë dëgjuar për të që nga ditët e para të tetorit, kur Santiago ishte në Kurdistanin e Irakut.

Të fundit që kanë dëgjuar nga ai janë dy shokë. Njëri, Miguel Bergado, i tha gazetës spanjolle: "Unë fola për herë të fundit me të më 1 tetor, ai më dërgoi pozicionin e tij, ai ishte në Kurdistanin irakian, pesë kilometra larg kufirit iranian". Më pas Bergado foli edhe për mikun tjetër Coque, i cili do ta dëgjonte të nesërmen: “Santiago i dërgoi një mesazh duke thënë: “Situatë e nxehtë, por gjithçka është në rregull”. Mendoj se ai i referohej protestave të grave iraniane kundër qeverisë. Por kontaktet u mbyllën atje”.

Sipas mikut të tij Santiago, ai mund të ketë ngecur në Iran pikërisht për shkak të situatës së vështirë që po përjeton vendi. Familja po përjeton momente të këqija, duke pritur që djali të kthehet.

E.Ç (Dosja.al)

tifozi i spanjes santiago sanchez cogedor

Sondazh

Poll