Sport

Lajmi i trishtë: Diogo Jota i thotë lamtumirë Kupës së Botës me Portugalinë, “do të mungojë disa muaj”, e konfirmon Klopp…

I dëmtuar të dielën gjatë fitores së Liverpool ndaj Manchester Cityt, sulmuesi portugez i Liverpoolit humbet Kupën e Botës në Katar. Me gjasa, mirupafshim vitin tjetër…

18 Tetor 2022, 16:21 Nga DOSJA

Lajmi i trishtë: Diogo Jota i thotë lamtumirë Kupës së

ANGLI - Liverpool ishte në pritje të lajmeve nga Diogo Jota (25) dhe ato "me të vërtetë nuk janë mira", siç tha Jürgen Klopp në një konferencë për shtyp të martën. I dëmtuar në pulpën e djathtë gjatë takimit mes Reds dhe Manchester City (1-0) të dielën, sulmuesi portugez “do të humbasë Kupën e Botës”, sipas trajnerit të Liverpool. “Është një dëmtim mjaft i rëndë dhe ai do kohë të shërohet”,- vazhdoi Klopp.

“Është një lajm shumë i trishtuar për djalin edhe për ne, natyrisht edhe për Portugalinë”,- shtoi ai. I pyetur se si e priti lojtari lajmin, Klopp u përgjigj: “Është Diogo, ai është çuditërisht i qetë për momentin. Ai është një djalë i zgjuar. Ai e dinte këtë kur ne e nxorrëm nga fusha. Ai na tregoi se çfarë ndodhi, ai e dinte se ishte një dëmtim i rëndë dhe do të ndikonte në ëndrrën e tij për Kupën e Botës”. 

Lojtari ndoshta nuk duhet të jetë i disponueshëm për Liverpool menjëherë pas Kupës së Botës (20 nëntor-18 dhjetor). "Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, ne do të flasim pas muajsh. Do të shohim. Nuk dua të jap një date të caktuar, sepse shpresoj se do të ketë një surprizë të mirë gjatë rikuperimit, por do të zgjasë shumë,”- përfundoi Klopp.

Lajmi i trishtë: Diogo Jota i thotë lamtumirë Kupës së

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll