Aktualitet

Mjeti përplas këmbësoren në Fier, 47-vjeçarja në gjendje të rëndë, ‘zhduket’ shoferi

24 Gusht 2019, 11:36 Nga DOSJA
Mjeti përplas këmbësoren në Fier, 47-vjeçarja në

FIER- Një mjet ka përplasur një këmbësore paraditen e sotme në vendin e quajtur, “Patos fshat”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Ardiana Merja, 47-vjeçe, banuese në Cakran ka marrë dëmtime në të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, si dhe identifikimin e autorit. 

Njoftimi Paraprak:

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardiana merja fier mjeti perplas kembesoren ardiana merja fier mjeti perplas kembesoren

Sondazh

Poll