Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelës për ujin e kondicionerit, gjykata lë në burg mikun e vëllezërve Kusi

24 Gusht 2019, 10:21 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelës për ujin e kondicionerit, gjykata lë

TIRANË- Lorenc Veliaj është i pari nga katër të arrestuarit për vrasjen e Indrit Çelës që do të qëndrojnë në burg. Këtë vendim ka marrë sot gjykata e Tiranës për 27-vjeçarin, e cila ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Veliajn.

Sipas Policisë, Veliaj kishte njohje me autorët dhe është ai që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku u bë i mundur dhe i katër personave të tjerë. Po kjo nuk e ka ndaluar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të caktuar për masën e sigurisë “Arrest në burg “.

Ai akuzohet për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Po cili është roli i Veliajt?

Policia e Tiranë në një njoftim paraprak njoftoi se ai ishte autori i vrasjes dhe e shpalli atë në kërkim. Pas disa orëve kërkim ai u arrestua dhe para policëve ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Ai ishte i pranishëm në vilë kur ndodhi krimi dhe ka parë të gjithë skenën. Veliaj ka treguar se ka njohje me dy të kërkuarit, që akuzohen se janë autorët, Griseldo dhe Albano Kusi. Po ashtu 27-vjeçari ka rrëfyer se ata i kishin kërkuar që të merrte përsipër krimin e rëndë.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë. Griseldo dhe Albani Kusi janëemra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedent të mëparshëm penal. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indrit çela lorenc veliaj vellezerit kusi vrasja per kondicionerin vrasja tek vin indrit çela lorenc veliaj vellezerit kusi vrasja per kondicionerin vrasja tek vin

Sondazh

Poll