Aktualitet

Xhironte gomat në sy të policëve, arrestohet 31-vjeçari, u largua me shpejtësi skëterrë nga vendngjarja

24 Gusht 2019, 09:18 Nga DOSJA
Xhironte gomat në sy të policëve, arrestohet 31-vjeçari, u

KORÇË– Një 31-vjeçar në Korçës është arrestuar nga Policia pasi ai në prani të dsai efektivëve ka xhiruar gomat e makinës.

Sipas një njoftimi nga blutë e Korçës bëhet me dije se  veprimet e gabuara me mjet 31-vjeçari i ka bërë në bulevardin “Republika”, ka rrezikuar dhe jetën e qytetarëve.

31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë. Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë. Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari policia korçe xhirimi i gomave arrestohet 31-vjeçari policia korçe xhirimi i gomave

Sondazh

Poll