Aktualitet

“I mori 5 milionë lekë se do e ndihmonte për legalizimin”, Policia procedon zyrtaren në Elbasan: Gënjeu qytetarin për

24 Gusht 2019, 08:55 Nga DOSJA
“I mori 5 milionë lekë se do e ndihmonte për

ELBASAN- Një punonjës e zyrës së dhënies së ndihmës ekonomike është proceduar nga Policia, pasi akuzohet se ajo kishte marrë me anë të mashtrimi një qytetari 5 milionë lekë.

Sipas Policisë shtetësja A.D., 26 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren”, shtohet në njoftimin për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Ndalohet një shtetase për mashtrim, duke përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan , si dhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan, u bë ndalimi i shtetases A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 milione leke mashtrim mashtrimi per legalizmin policia elbasan procedohet zyrtarja 5 milione leke mashtrim mashtrimi per legalizmin policia elbasan procedohet zyrtarja

Sondazh

Poll