Aktualitet

Mashtroi me diplomë false për vizën amerikane, Gjykata lë në burg Agron Selmanin

24 Gusht 2019, 10:05 Nga DOSJA
Mashtroi me diplomë false për vizën amerikane, Gjykata lë

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Selmanin. 41 vjeçari fitoi lotarinë amerikane, por rezultoi me diplomë false. Ai kishte shkuar të jepte intervistën për të marrë vizën në ambasadën amerikane në Tiranë, 

Selmanit iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Lidhur me çështjen e Agron Selmanit, Prokuroria i ka paraqitur gjykatës dy kërkesa të ndryshme. Ditën e djeshme u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në “arrest shtëpie”, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për “arrest me burg”, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron selmani gjykata e tiranes lotaria amerikane agron selmani gjykata e tiranes lotaria amerikane

Sondazh

Poll