Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë, mjeti përplas motorin, humb jetën drejtuesi (Foto+VD)

24 Gusht 2019, 08:59 Nga DOSJA
Aksident në Levan-Tepelenë, mjeti përplas motorin, humb

TEPELENË- Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven.

Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor, duke shkaktuar dhe vdekjen e drejtuesit të motorit. Mësohet se viktima është indentifikuar si, Flamur Tahaj, 24 vjeç, nga Gorishova.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, shtetasi me iniciale K.Z, i cili është larguar nga vendngjarja.

 

Informacion paraprak:

Fier

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident rrugor flamur tahaj levan-tepelenë vdes drejtuesi i motorit aksident rrugor flamur tahaj levan-tepelenë vdes drejtuesi i motorit

Sondazh

Poll