Aktualitet

Breshëri plumbash lokalit në autostradën Tiranë-Durrës, biznesmeni 49-vjeçar shpëton për mrekulli

24 Gusht 2019, 09:29 Nga DOSJA
Breshëri plumbash lokalit në autostradën Tiranë-Durrës,

TIRANË- Një tjetër ngarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në Tiranë. Policia e Shtetit, njofton se në autostradën Tiranë-Durrës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të një biznesmeni 49-vjeçar nga Domja.  Policia sqaron se për fat të mirë, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat biznesmenit ne tirane atentat biznesmenit ne tirane

Sondazh

Poll