Sport

Fitoi Topin e Artë, Benzema kërkoi nënën e tij në skenë, përqafimi i emocionoi të gjithë (video)

Askush nuk mund ta mposhtte Karim Benzemanë në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Nuk ekzistonte dyshimi më të vogël se dikush tjetër mund t’ia rrëmbente sulmuesit francez të Realit të Madridit këtë çmimin individual.

17 Tetor 2022, 22:48 Nga DOSJA

Fitoi Topin e Artë, Benzema kërkoi nënën e tij në

PARIS- Askush nuk mund ta mposhtte Karim Benzemanë në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Nuk ekzistonte dyshimi më të vogël se dikush tjetër mund t’ia rrëmbente sulmuesit francez të Realit të Madridit këtë çmimin individual.

Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga revista prestigjioze “France Football”, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio Mane-n. Kur mori këtë trofe, sulmuesi donte të gjithë familjen në skenë dhe nënën e tij para së gjithash.

Karim Benzema donte ta festonte në këtë mënyrë çmimin e tij. I prekur dukshëm, sulmuesi i Real Madridit përqafoi nënën e tij: “Jam shumë krenar për të, më ka mbështetur gjithmonë dhe ka besuar gjithmonë tek mua”, tha ai për të gjithë publikun.

E.Ç (Dosja.al)

benzema real madrid

Sondazh

Poll