Sport

"E ëndërroja që i vogël"! Benzema thotë fjalët e para pas Topit të Artë, emocionon Zidane dhe Ronaldon (video)

Asgjë nuk është e pamundur dhe ky rezultat e dëshmon, është Topi i Artë i popullit.Karim Benzema sapo ka fituar Topin e Artë.

17 Tetor 2022, 22:39 Nga DOSJA

"E ëndërroja që i vogël"! Benzema thotë

PARIS- Asgjë nuk është e pamundur dhe ky rezultat e dëshmon, është Topi i Artë i popullit.Karim Benzema sapo ka fituar Topin e Artë. "Të jem këtu është një krenari për mua, është një ëndërr që kur kam qenë fëmijë – tha sulmuesi francez i Realit. "Kam pasur dy modele në jetën time: Zizou dhe Ronaldo. Kishte shumë punë, nuk hoqa dorë kurrë. Ka pasur momente të vështira, si kur nuk luaja për kombëtaren. Jam munduar të mbaj në mendje gëzimin e lojës, jam krenar për rrugën që kam bërë”.

“Falënderoj shokët e skuadrës nga Reali dhe Franca, trajnerët, presidenti Perez, i cili është si i familjes, ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe më ka besuar gjithmonë. Më ka dhënë mundësinë të luaj për Realin, erdhi në shtëpinë time për të më bindur. Është një çmim individual por vjen falë punës kolektive, ky është Topi i Artë i popullit."

Benzema është lojtari i dytë më i vjetër që ka fituar Topin e Artë. "Unë stërvitem shumë më shumë se të tjerët. Pas moshës 30 duhet të stërvitesh më shumë dhe të kesh këtë ëndërr në mendje. Motivimi më bën të kem më shumë ambicie se më parë." Më pas ai lavdëron idhujt e tij Ronaldo dhe Zidane: "Jam shumë i lumtur që Ronaldo është këtu. Ai është idhulli im. Nuk ka asnjë sulmues tjetër si ai. Ajo që bënte në fushë është e pamundur të bëhet përsëri. Ai ishte në një nivel që nuk arrihet, si Zizou."

E.Ç (Dosja.al)

benzema topi i arte

Sondazh

Poll