Politike

Kushti për studentët e mjekësisë, Rama: Diplomën nuk do e marrin direkt, se ikin në Gjermani pastaj...

Sipas tij, nuk mundet që Shqipëria të furnizojë më me mjekë Gjermaninë. Ndërkohë që ky vend nuk ka asnjë kontribut për shkollimin e tyre.

18 Tetor 2022, 10:42 Nga k.m.
Kushti për studentët e mjekësisë, Rama: Diplomën nuk do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një ‘teori’ të tij. Studentët që do të diplomohen nga Universiteti i Mjekësisë nuk do e marrin diplomën nëse nuk shërbejnë për një periudhë të pacaktuar kohe për qeverinë. Sipas tij, nuk mundet që Shqipëria të furnizojë më me mjekë Gjermaninë. Ndërkohë që ky vend nuk ka asnjë kontribut për shkollimin e tyre.

"Kjo nuk ka më sens, ne të gjithë këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu. Nga 20, do shkojë në 400, do paguhen me rrogë minimale si student. Ne nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, vjen gjermani dhe e merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh. Italia ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Ne nuk do presim që të shkojmë në atë stad. Diplomën nuk do e marrësh direkt, do i ndihmosh popullit tënd. Pastaj mund të shkosh ku të duash. S'mund të vazhdojë kjo histori kështu. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht që të na e kthejnë investimin. Duan t'i marrin në Gjermani, ti marrin. Por të kthejnë investimin. Nuk paguan populli për mjekët e Gjermaninsë. BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. Nëse kemi mundësi për veten dhe për Europën nuk ka problem, nxjerrim më shumë. Kjo është çmenduri. Tregu atje ka një aftësi thithëse, që jo ne po edhe Italia...,"-tha Rama.

edi rama rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll