Politike

Bursat e ekselencës, Rama 'radikal': Pse t'ua japim? Ata që ikin nuk kthehen t'i shërbejnë atdheut

Edi Rama tha se të gjithë ata që ikin jashtë atdheut për të studiuar nuk kanë predispozita që të kthehen, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye që shteti shqiptar t'i financojë sepse investimi nuk do i kthehet kurrë pas. 

18 Tetor 2022, 10:35 Nga k.m.
Bursat e ekselencës, Rama 'radikal': Pse t'ua japim? Ata
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "sulmuar" studentët e ekselencës që studiojnë jashtë vendit dhe marrin bursë si ekselentë nga shteti shqiptar. Në takimin e tij me rektorët e Universiteteve, Rama tha se të gjithë ata që ikin jashtë atdheut për të studiuar nuk kanë predispozita që të kthehen, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye që shteti shqiptar t'i financojë sepse investimi nuk do i kthehet kurrë pas. 

"Kampuset universitare nuk janë fjetore. Janë hapësira ku takohet universiteti me biznesin me tregun. Në kampet universitare është e padiskutueshme e bizneseve që të shfrytëzojmë. Jam i bindur që UBT me reformën dhe qasjen e tij të re, falë lidershipit të rekortit. është një nga kontributet në jetën e PD, por unë e çmoj për punën që bën. E dyta, çështja e bursave, kishim një sistem që ishte qëllim mirë, financonim deri vjet, një shumë të konsiderueshme për rreth 20 veta që të na kthenin mbrapsht kontribut. Të tërë këta kanë ikur, mbasi kanë firmosur marrëveshjen se unë do iki atje dhe duhet t'ja kthej atdheut. Pse duhet t'i financojmë këta? Kur as na përgjigjen...Kjo për ne është e papranueshme. Kjo për ne është e papranueshme që një vend si i yni që nuk hyn te vendet e pasura të financojë me para kapital njerëzor që e marrin kërpudhat e mëdhenj të kapitalizmit, kjo nuk ka më sens. Këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu,"-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll