Politike

PROPOZIMI I RAMËS: Mjekësia të bashkohet me UT, është krenaria jonë akademike...ti rritim rankimin 

Rama tha se ky është një propozim që e di që do të hap polemikë, por tha se nga sot do të jetë shteti ai që do të ndërhyrë. 

18 Tetor 2022, 09:54 Nga f.g
PROPOZIMI I RAMËS: Mjekësia të bashkohet me UT, është
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama propozoi shkrirjen e Universitetit Mjekësor të Tiranës me Universitetin e Tiranës. Rama tha se UMT është krenaria akademike e Shqipërisë dhe një bashkim mes tyre do të ndihmonte në rritjen e rankimit të UT në rang botëror. Rama tha se ky është një propozim që e di që do të hap polemikë, por tha se nga sot do të jetë shteti ai që do të ndërhyrë. 

Edi Rama: Dua ta ndajmë bashkarisht këtë problem kaq serioz. Flasim për një sinergji evropiane. S'mund ta lemë këtë gjë për kur të hyjmë në BE, sepse është një gjeneratë tjetër pa mbështetjen e BE. Fjala vjen, një tjetër element për të rritur rankimin është pasja e një numri të caktuar universitetesh nën një ombrellë. Një shembull, shpresoj të mos kthehet në arsye për polemikë. UT mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy Universitete të ndara dhe po prek Mjekësinë, që është krenaria e sistemit tonë akademik. Nuk mundemi dot ne që një vend kaq i vogël dhe me një potencial kaq të madh, të jemi me pikëpamje kaq gjeneraliste. Edhe për shkak të eksperiencës. Ajo që ndodh është që ne po humbasim kohë dhe vite duke pritur një gjë që nuk do të vijë kurrë./Dosja.al

edi rama rama me rektoret 2022

Sondazh

Poll