Politike

'I kemi kapacitetet'/ Rama: Renditja e universiteteve shqiptare është e papranueshme!

Rama deklaroi se renditja e universiteteve shqiptare në rang global është e papranueshme

18 Tetor 2022, 09:46 Nga A.B
'I kemi kapacitetet'/ Rama: Renditja e universiteteve shqiptare
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se renditja e universiteteve shqiptare në rang global është e papranueshme. Kjo deklaratë, u tha nga kreu i qeverisë, gjatë takimit me rektorët e universiteteve publike dhe jo publike. 

'Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita e nata në raport me atë që jemi nisur. Dhe procesi i financimit, jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzim i hapësirës së autonomisë. Çështja që shtohet sot, është se renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale dhe për një kohë të humbur, është e papranueshme. Lajmi i mirë, sipas nesh, është se është nëj renditje që nuk pasqyron kapacitetet, është lajm i mirë. E solla shembullin e aksesit në fondet, madje ato projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar, ka disa projekte që është lider, dicka që ndodh për herë të parë. Kapacitetet i kemi shumë të mira, ç'ka tregon renditja absurde, shumë poshtë. '- tha Rama.

rama me rektoret 18 tetoe 2023

Sondazh

Poll