Politike

'Nëse s'ka asgjë për të dhënë'/ Pedagogu-Ramës: Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë

Ai tregoi se cilësia e arsimit në vitet që do të vijnë, do të përkeqësohet, ndërsa shtoi se e gjitha varet nga fizika dhe matematika. 

18 Tetor 2022, 10:25 Nga k.m.

'Nëse s'ka asgjë për të dhënë'/

TIRANË- Një prej pedagogëve të pranishëm me takimin me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi, ka ngritur shqetësimin e lëndëve në rrezik. Në fjalën e tij, ai tregoi se cilësia e arsimit në vitet që do të vijnë, do të përkeqësohet, ndërsa shtoi se e gjitha varet nga fizika dhe matematika. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Nëse nuk ka asgjë për të dhënë vazhdojmë punën. Mund t'i jepni një mikrofon...

Pedagogu: Mendoj që për mua do të jetë hera e fundit që takohem me ju, prandaj do i them gjërat ashtu si i mendoj. Kam punuar në universitet shtetëror. 2 probleme do shtroja. Para disa ditës shkuam në Janinë për të lidhur një marrëveshje me universitetin tonë. Më bëri përshtypje që rektori na bëri prezantimin, më bëri përshtypje zyra e tij. Nuk ishte më e madhe se 5x5. Na tha nuk e kemi lyer mirë universitetin, por hajde shikoni laboratoret. Kam bindjen se në të gjithë universitetet do punohet në këtë drejtim. Unë jam mësues fizike. Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë. Qeveria ka vënë dorën pak më mirë. Matematika dhe fizika janë bazat për shkencat e tjera. Ka nevojë që edhe mësuesit të kenë paga më të larta.

rama me pedagoget 2022

Sondazh

Poll