Politike

'Të huajt pyesin, pse një universitet i bën të gjitha?'/ Rama -rektorëve: Sistemi që kemi nuk na çon larg

Rama tha se sistemi na bën më pak tërheqës duke bërë që degë të caktuara nuk përmbushin pritshmëritë e studentëve. 

18 Tetor 2022, 09:51 Nga A.B
'Të huajt pyesin, pse një universitet i bën të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sistemi i tanishëm i universiteteve nuk do çojë vendin më larg. Gjatë takimit të sotëm me rektorët, Rama tha se sistemi na bën më pak tërheqës duke bërë që degë të caktuara nuk përmbushin pritshmëritë e studentëve. 

'Pa i hequr asgjë askujt, të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë, duke u bërë shumë më tepër tërheqës. Gjëja që kemi parë dhe dëgjuar, për ta nxitur ndërkombëtarizimin, është se në 90% të rasteve jemi përballur me pyetjen, se përse ky univeristet bën gjithë këto gjëra? Do ishte më mirë në 2, 3 drejtime. Kështu sic është ky sistem nuk na con larg, na bën dhe më pak tërheqës, degë dhe dyer të caktuara të cilat detyrohen të ulen komplet pritshmëritë e atyre që marrin, duke thënë jo, një pjesë do e marr dhe me 5 se më duhet, ose me duhet ti marr patjetër, si qenka kjo? '- tha Rama. 

edi rama rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll