Politike

Kushi iu përgjigjet pedagogëve: Përdorni ligjin për arsimin e lartë, mos u mjaftoni me tarifat e studentëve

Kushi kërkoi nga pedagogët që të përdorin ligjin për arsimin e lartë dhe të mos mjaftohen me tarifat e studentëve. 

18 Tetor 2022, 10:06 Nga A.B
Kushi iu përgjigjet pedagogëve: Përdorni ligjin për arsimin
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi iu përgjigj kërkesave të pedagogëve të cilët prej 2 ditësh kanë nisur bojkotin. Në një takim me rektorët, Kushi kërkoi nga pedagogët që të përdorin ligjin për arsimin e lartë dhe të mos mjaftohen me tarifat e studentëve. 

'Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- tha Kushi. 

evis kushi rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll