Politike

Regjistrimet në universitete, Kushi: Jemi në fund të raundit të 2, kemi të njëjtin nivel me vitin e kaluar

Kushi tha se deri në fund të procesit do të ketë rreth 22 mijë e 514 studentë të rregjistruar.

18 Tetor 2022, 10:22 Nga A.B
Regjistrimet në universitete, Kushi: Jemi në fund të raundit
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi deklaroi se regjistrimi në universitete këtë vit është në të njëjtën nivel me vitin e kaluar. Gjatë takimit me rektorët e universiteteve, Kushi tha se deri në fund të procesit do të ketë rreth 22 mijë e 514 studentë të rregjistruar.

'Sot kam marrë informacion në lidhje me regjistrimet e universiteteve. Ka përfunduar raundi i 2, më pas kemi atë të 3. I fundit do të jetë më i liberalizuar. Unë besoj se do të ketë një impakt këtë vit, në fund të raundit të 2 jemi në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Në fund të procesit do të kemi rreth 22 mijë e 514 studentë të regjistruar në vendet tona.'- tha Kushi. 

evis kushi rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll