Politike

Rama i 'mbylli' sytë, Limaj: Kurti mu duket si 'Luli i vocërr', marrëdhëniet zyrtare Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ulët

Limaj tha se marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani. 

17 Tetor 2022, 23:55 Nga F.M
Rama i 'mbylli' sytë, Limaj: Kurti mu duket si 'Luli i
Fatmir Limaj

TIRANË- Politikani nga Kosova Fatmir Limaj është shprehur se momenti kur Kryeministri Rama i ka mbyllur sytë Kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin, Kurti i është dukur si “Luli i vocërr”, personazh i poetit Migjeni. I ftuar në emisionin “Opinion”, Limaj tha se marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani. 

Pjesë nga biseda: 

Fatmir Limaj: Këtu po më duket si “Luli i vocërr”.

Blendi Fevziu: Kryeministri i Kosovës?

Gjatë fjalës së tij, Fatmir Limaj ka deklaruar se marrëdhëniet institucionale Shqipëri-Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani.

Fatmir Limaj: Marrëdhëniet insitucionale zyrtare nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani. Duke nisur dhe nga fakti që Kurti, në një nga kazuat e tij ka pasur bashkimin kombëtar, gjërat patriotike. Ne duhet t’i bëjmë një pikëpyetje vetes: Si është e mundur nga një kauzë e tillë në momentin që kjo vjen në pushtet, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri në nivelin zyrtar janë në nivelin më të ulët.

fatmir limaj

Sondazh

Poll