Politike

Berisha: Rama i nguli thikën Kosovës në KiE, i mbylli sytë Albin Kurtit si karagjoz

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe është sjellë sikur të ishte udhëheqësi i Libisë dhe jo i një vendi anëtar në NATO.

17 Tetor 2022, 22:15 Nga F.M
Berisha: Rama i nguli thikën Kosovës në KiE, i mbylli sytë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar fjalën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës. I dtuar në "Çim Peka Live", Berisha thotë se Rama ngjante me ish-diktatorin Enver Hoxha në atë fjalim. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe është sjellë sikur të ishte udhëheqësi i Libisë dhe jo i një vendi anëtar në NATO. Mbylljen e syve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga Rama, Berisha e konsideroi një gjest karagjozi. 

"Foli sikur ishte në një mjedis armiqësor. Miratoi një rezolutë në parlament, e çoi atje, që s'ka asnjë vlerë për atë institucion. Mbajti një fjalim që të kujtonte fjalimin e Enver Hoxhës në Moskë para partive komuniste. Tentoi të poshtërojë, ‘keni humbur busullën morale, keni kthyer kriminelin në viktimë’, fjalim arkaik në çdo aspekt por në një moment shumë delikat për Kosovën. Ishte e rëndë. Nuk ishte kryeministri i Libisë, por i një vendi anëtar të NATO-s që në 95-ën. Mendon se duke u njehsuar me këtë kauzë, heq baltën që ka si vasal i Aleksandër Vuçiç. Rama në mënyrën më të pamatur, mendoi se me Kosovën do të dyfishonte rëndësinë e tij, do të bëhej dyfish më i rëndësishëm. E vërteta është se u bë një lloj mentori për çështjet që ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe të tjerët do të kenë menduar se, mund të ishte e dobishme. Gabimi me i madh që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar në këtë çështje, është të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë. Shqipëria në raportin Prishtinë-Beograd, vetëm mund të prishë punë. Pse? Së pari njëherë çdo lloj pakësimi i autoritetit të Prishtinës është në dëm të çështjes. Së dyti çdo lloj anësimi në drejtim të Prishtinës, acaron palën tjetër. Gjatë gjithë periudhës që janë diskutuar marrëveshjet në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë gjë. Erdhi ministri i Jashtëm serb në Shqipëri dhe kërkoi takim dhe i vura kusht: Do të vish në takim por për Kosovën nuk do të flasësh asnjë fjalë se flasin ata atje. E pranoi erdhi biseduam për çështje të diplomave etj., por asnjë fjalë për Kosovën. Ky mendoi se tani më erdhi koha mua. Krijoi një përçarje të madhe në politikën e Kosovës. Një dështim të plotë të atij kursi. Dështoi ndryshimi i kufijve, dështoi ‘Ballkani i Hapur’ është aleancë trelaterale. Është projekti më sherrndjellës në rajon. Edi Rama luajti një rol shumë negativ në një çështje shumë delikate dhe të rëndësishme siç është çështja mes Prishtinës dhe Beogradin. Karagjoz. Ai është një veprim shumë vulgar dhe tregon nivelin e kryeministrit Ky është një moment i paramenduar dhe tregon s ky është një veprim karagjozi në publik dhe çdo njeri mund të turpërohet nga kjo,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll