Politike

Berisha: Betejës në gjyq me Antony Blinken nuk i ndahem deri në fund të jetës time

Ai shtoi se vetëm gjykata do ta sqarojë të vërtetën. 

17 Tetor 2022, 22:26 Nga F.M
Berisha: Betejës në gjyq me Antony Blinken nuk i ndahem deri në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se betejës në gjyq me Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit nuk do t'i ndahet deri në fund të jetës. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha thotë se Blinken ka marrë një vendim që e ka lënduar. Ai shtoi se vetëm gjykata do ta sqarojë të vërtetën. 

"Unë po sfidoj me gjykatat. I kam çuar në Paris, po e ndjek në Angli. Është në Gjykatë në Paris. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim që më ka lënduar në dinjitetin tim. Do të jetë salla e gjyqit ajo që do të qartësojë të vërtetën,"- thotë Berisha. 

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të padisë për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në një gjykatë në Francë, pas shpalljes së tij non-grata nga DASH. Avokati i tij, Le Borgne në deklaratat e mëparshme është shprehur se Franca ka autoritet të gjykojë këtë çështje, pasi klasifikohet si shpifje e bërë në internet. Vendimi i DASH për ta shpallur non-grata atë dhe familjen, sipas Berishës është i padrejtë dhe i bazuar në raporte të bëra nga qeveria dhe OJF-të e lidhura me filantropin Xhorxh Soros.

sali berisha antony blinken

Sondazh

Poll