Politike

Kryemadhi: S'kam kritika për primaret, PD është e ngadaltë, por e qëndrueshme, jemi vonë me kandidatët

17 Tetor 2022, 23:43 Nga F.M
Kryemadhi: S'kam kritika për primaret, PD është e
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi: Është çështja e tij, Po ta luftosh më shumë publike e dëmton më shumë. Edhe PD do i bëjë që të jetë në rregull me atë që kanë vendosur në Kongres. Janë disa gjëra që na i ka krijuar tranzicioni. Nëse duam të përfshijmë më shumë njerëz që na bashkojnë, një gabimet e opozitës në zgjedhjet e kaluara ishte se luanim vetëm për ata që votojnë, asnjë nuk merrej me elektoratin gri që ka 20 vite që nuk voton e nuk ka besim në politikë.  Nuk është shkuar drejt firmosjes. Ritmi me të cilin funksionon PD është pak i ngadaltë por qendrueshmëria do jetë më e madhe se me Bashën për këtë jam e bindur. Në kushtet e blerjes, mos harroni që Rama të arreston kandidat me falsifikim dokumentesh e ta arreston një ditë para se ta regjistrosh, çfarë bëri me Metën? Absurditeti i tij, është që është tek fusha e diktaturës. Nuk kam kritika për primaret… ata duan të krijojnë idenë e një demokracie të brendshme brenda partisë dhe shumë Mirë bëjnë, por ne kemi prioritet tek këshillat bashkiak. Mendoj se edhe PD do jetë e hapur sa i përket përfshirjes së kandidatëve, por them se jemi vonë, por në fund të fundit këto janë përgjegjësi që duhet t’i marrin liderët e çdo partie. S’kam parë njeri të hyjë në garë për të humbur… kandidatët mund të jenë jashtë politikës, sepse kryetari i bashkisë është figurë që unifikon. Unë kam ambicie të kem këshillin bashkiak, sepse përmes atij këshilli nuk e kaloi dot Veliaj atë vendimin dhe ka atë litarin në qafë që një herë ia shtrëngon SPAK e një herë Rama. Pra nuk është i parëndësishëm

monika kryemadhi

Sondazh

Poll