Politike

Takimi me drejtuesit politik, Noka jep detaje: Diskutuam për primaret, protestat dhe aksionin e vjeshtës

Protestat e premtuara kohë më parë nga ana e kryedemokratit Sali berisha qe do të nisnin në fillim të vjeshtës duket se ishin pjesë e bisedës në selinë Blu.

17 Tetor 2022, 22:20 Nga e.k
Takimi me drejtuesit politik, Noka jep detaje: Diskutuam për primaret,
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka  ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e organizuar në selinë Blu me drejtuesit politik të qarqeve. Me anë të një postimi në Facebook numri dy i demokratëve bën me dije se në fokus të bisedës ishin zgjedhjet vendore dhe organizimi i primareve.

Protestat e premtuara kohë më parë nga ana e kryedemokratit Sali berisha qe do të nisnin në fillim të vjeshtës duket se ishin pjesë e bisedës në selinë Blu.

"Nga mbledhja e Grupeve të Punës së PD në qarqet e vendit. U diskutuan Primaret dhe organizimi i tyre, si dhe protestat si pjesë e aksionit politik të vjeshtës", shkruan Noka.

Sot kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Nga ana tjetër paralelisht me mbledhjen që po zhvillohej në selinë Blu, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij në Kryesinë e Kuvendit. Nesër për herë të parë takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Deri më tani asnjë nuk ka kushte dhe fundi i muajit tetor do të na njohë me listën e kandidatëve të Opozitës.

partia demokratike sali berisha flamur noka

Sondazh

Poll