Politike

Berisha zotohet: Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, kërkoj ndjesë për mungesën e protestave, do punojmë me ato pjesore

Kreu i PD-së përmendi një sërë grupesh që mund të bëhen bashkë për të protestuar si pedagogët, studentët dhe biznesi i vogël. 

17 Tetor 2022, 23:12 Nga F.M
Berisha zotohet: Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, kërkoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është zotuar të anulojë ligjin për arsimin e lartë. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha kërkoi ndjesë për mungesën e protestave. Ai tha se ka munguar, por po punon me protestat pjesore. Sipas Berishës, ato pjesoret do të jenë më të dobishme. Kreu i PD-së përmendi një sërë grupesh që mund të bëhen bashkë për të protestuar si pedagogët, studentët dhe biznesi i vogël. 

"Po punohet për protestat. Me protesta pjesore. Gjykoj se ndërmarrja e një seri protestash pjesore, është e dobishme, e drejtë. Pastaj kalohet në protestë të përgjithshme. Do tentojmë të bëjmë gërshetim protestash. Shqipëria do jetë e gjitha në protestë. Biznesi i vogël po vdes. Do jetë protestë me shoqata biznesi, duhet mbështetje, nxitje. Mësuesit janë të gatshëm për protestë, duan nxitje. Universitetet, studentët e pedagogët filluan me protesta. Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, zotim solemn. Ai ligj anulohet menjëherë dhe miratohet një ligj i cili garanton autonominë e universiteteve. Universitetet sot me bord, po kancelari? Një komisar i vërtetë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll