Politike

PRIMARET/ Berisha: Nesër miratohet rregullorja, fillojmë nga Durrësi, Tirana dhe Elbasani

17 Tetor 2022, 23:43 Nga DOSJA
PRIMARET/ Berisha: Nesër miratohet rregullorja, fillojmë nga
Sali Berisha

Berisha: E konsideroj jetike për Shqipërinë. Ne pavarësisht nga çmimi që mund ta paguajmë, nëse i largohemi votës të  ardhme nuk kemi. Nëse ne duam të bëhemi një komb si të tjerët ne duhet të votojmë. Përndryshe vota nuk ekziston.

Pyetje: Si do bëhen dhe kur do bëhen primaret?

Berisha: Nesër miratohet rregullorja dhe fillohet menjëherë. Dëshira është të fillojmë nga Durrësi, Tirana dhe Elbasani.

Pyetje: A mund të sjellin përçarje primaret?

Berisha: Ata që shprehin dëshirë, ata e nderojnë garën. Gara vazhdon. Nuk ka diskutim që gara ka problematikat e veta, por në fund e realizon atë. Pati garë forumi rinor, tani të gjithë bashkë janë. E shohin që kjo është një rrugë e ndershme.

Pyetje: Ju do ishit për një figurë politike, apo nga bota e artit?

Berisha: Për ata që votohen më shumë. Si identikit do ta marr vendimin kur të shkoj tek kutia e votimit. Do mbaj asnjanësi. I vlerësoj ata që do marrin në garë.

Pyetje: Kur mbyllen primaret?

Berisha: Nesër miratohet, grupet do marrin udhëzimet. Do përpiqet të përmbyllim sa më shpejt Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin dhe qytet e mëdha pas tyre.

Sondazh

Poll