Politike

"Nora e Kelmendit"/ Berisha për Grida Dumën: Mbahet mend për përgjigjen që i dha Ramës, bukurinë t'ia gjykojnë piktorët

I pyetur për pamjen e jashtme mes të dyjave, Berisha thotë se me këtë gjë nuk merret ai, por piktorët e artistët.

17 Tetor 2022, 21:37 Nga F.M
"Nora e Kelmendit"/ Berisha për Grida Dumën: Mbahet mend
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur sërish për të komentuar deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. I ftuar në Çim Peka Live, Berisha thotë se Dumën e krahasuar në Norën e Kelmendit për shkak të rezistencës përpara kryeministrit Edi Rama. I pyetur për pamjen e jashtme mes të dyjave, Berisha thotë se me këtë gjë nuk merret ai, por piktorët e artistët.

"Unë do përgjigjem me të vetmen kërkesë ndaj jush, që ta gjykojmë këtë fjalë timen pas 100 vitesh. Ata që do lexojnë, cfarë do gjejnë pas 100 vitesh? Do gjejnë një grua, e cila i vuri kësulën që meriton pashait, më të merituarën dhe do shohin se ky pasha përdori një gjuhë që nuk mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend. Përveç kësaj ky pasha, dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie ndaj saj. Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike. Nëse nuk e dimë se çfarë ndodhi me Vuc Pashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se cfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës. Shqiptarët do të mbajnë mend përgjigjen epike. Tani nuk po merrem me lukun e Norës dhe lukun e Gridës, por u mora me guximin e tyre. Nora ishte guximi në atë qëndresë, por edhe Grida simbol i një guximi. Ajo bëri një akt të jashtëzakonshëm dhe unë e kam thëne për guximin  që tregoi. Sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë t’ua lëmë piktorëve, artistëve t'i përshkruajnë,"- thotë Berisha. 

sali berisha grida duma

Sondazh

Poll