Politike

Ilir Alimehmeti: Veliaj mposhtet, mjafton të biem dakord që mund të administrosh pa vjedhur

Duke folur në emisionin "Të paekspozuarit" ai u shpreh se qyteti mund të zhvillohet edhe pa vjedhur dhe pa bërë marrëveshje me firma të caktuara. 

17 Tetor 2022, 21:31 Nga e.k
Ilir Alimehmeti: Veliaj mposhtet, mjafton të biem dakord që mund
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mund të mundet në zgjedhjet vendore të vitit që vjen. Duke folur në emisionin "Të paekspozuarit" ai u shpreh se qyteti mund të zhvillohet edhe pa vjedhur dhe pa bërë marrëveshje me firma të caktuara. 

Ilir Alimehmeti: Sado është krijuar një mit i pathyeshmërisht, po është e mundur. Mjafton të biem dakord që mund të administrosh pa vjedhur. Mund të zhvillosh qytetin pa bërë marrëveshje të kryetarit me firma të caktura. Ajo që ne vuajmë, nuk pyet njeri çfarë tesere ke, në fund të fundit të njëjtin ajër thith kur del jashtë. Ajo fatura që hapim ne në fund të muajit, quhet ujë i pijshëm, por nuk është uji i pijshëm. Si do e zgjidhim ne këtë? Ndaj këtyre problemeve jemi të gjithë të ekspozuar.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll