Sport

Financial Times zbulon gjithçka: "Inter në shitje, këshilltarët në kërkim të blerësve"

"Interi është në shitje." Gazeta Financial Times përsërit thashethemet që kishin qarkulluar kohët e fundit nga burime të shumta për një shitje të mundshme të klubit zikaltër.

17 Tetor 2022, 19:34 Nga DOSJA

Financial Times zbulon gjithçka: "Inter në shitje,

ITALI- "Interi është në shitje." Gazeta Financial Times përsërit thashethemet që kishin qarkulluar kohët e fundit nga burime të shumta për një shitje të mundshme të klubit zikaltër. Sipas gazetës, disa këshilltarë do të fillojnë kërkimin për blerës potencial duke filluar nga kjo javë. Kjo është arsyeja pse më shumë se një partner i ri, për presidentin Zhang vlen shitja e Inter.

Në lidhje me këtë, gazeta ekonomike raporton se pas mandatit të Goldman Sachs, tashmë familja i ka besuar një detyrë të dytë bankës amerikane të investimeve Raine Group.

Bëhet fjalë për të njëjtën që i shiti Chelsea-t disa muaj më parë, grupit të investitorëve të përfaqësuar nga Todd Boehly. Tani mbetet për të kuptuar kohën e procesit eksplorues që synon gjetjen e një investitori.

E.Ç (Dosja.al)

inter

Sondazh

Poll